Evente
Në kuadër të projektit Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dheAdministrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Leksioni i Hapur me temë: “Hapja e grupkapitujve me Bashkimin Evropian”. Ky leksion u prezantuanga Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Në bashkëbisedim me studentët, Z. Dalipi ofroi një analizë të qartë mbi kuptimin e hapjes së grupkapitujve, rëndësinë që kjofazë ka për avancimin institucional dhe ekonomik të Shqipërisë, si dhe sfidat që duhet të adresohen në vijimësi. Ai theksoi se kyështë një moment vendimtar për vendin, që kërkon përfshirjeaktive të të gjithë aktorëve – nga institucionet shtetërore teqytetarët dhe veçanërisht të rinjtë.
Studentët u përfshinë në një sesion pyetje-përgjigje, duke shprehur interesin e tyre për temat si reforma në drejtësi, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe ndikimi që integrimimund të ketë në tregun e punës dhe mundësitë për të rinjtë. Ky leksion i hapur vjen si pjesë e nismave për fuqizimin e debatit akademik dhe përfshirjes së të rinjve në çështje të politikës evropiane dhe zhvillimit të vendit.
Në kuadër të projektit Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dheAdministrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Rast Studimor me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ku në focus ishte diskutimimbi perspektivat e Ardhshme të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i rastit studimor ishte theksimi i momenteve kyçe të integrimit evropian që nga Traktati i Romës deri te Traktati i Lisbonës. U diskutua gjithashtu roli i BE-së në qeverisjenndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe ndikimin global të saj.
Këto aspekte praktike shërbyen si një platformë ku studentëtndanë pikëpamjet e tyre mbi reformat e nevojshme dhe rolin qëBE-ja mund të luajë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhetë ndërlikuar.
Diskutimet krijuan një ndërveprim me ekspertizën akademikepër të thelluar njohuritë mbi Bashkimin Evropian dhe për të nxitur reflektimin kritik mbi të ardhmen e tij.
Në kuadër të projektit Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dheAdministrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Rast Studimor me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ku në focus ishte diskutimimbi perspektivat e Ardhshme të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i rastit studimor ishte theksimi i momenteve kyçe të integrimit evropian që nga Traktati i Romës deri te Traktati iLisbonës. U diskutua gjithashtu roli i BE-së në qeverisjenndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe ndikimin global të saj.
Këto aspekte praktike shërbyen si një platformë ku studentëtndanë pikëpamjet e tyre mbi reformat e nevojshme dhe rolin qëBE-ja mund të luajë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhetë ndërlikuar.
Diskutimet krijuan një ndërveprim me ekspertizën akademikepër të thelluar njohuritë mbi Bashkimin Evropian dhe për të nxitur reflektimin kritik mbi të ardhmen e tij.
Në kuadër të projektit Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dheAdministrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar workshop-i me temën “Vështrime të sektoritprivat në Shqipëri”. Ky workshop u prezantua nga zj. Diana Leka, Drejtoreshë e Sekretariatit të Këshillit Shqiptar të Investimeve.
Në bashkëbisedim me studentët, Zj. Leka u ndal edhe te sfidatme të cilat përballet sektori privat, duke theksuar indikatorët kyçsi rritja ekonomike, inflacioni, investimet e huaja direkte dhepapunësia. Poashtu, Zj. Leka theksoi rëndësinë e një klime të favorshme për sipërmarrjen dhe nevojën për reforma të qëndrueshme për të mbështetur zhvillimin afatgjatë ekonomik.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar workshop-i me temën “Iniciativat dhe Agjendat Rajonale në Ballkanit Perëndimor”. Ky workshop u prezantua nga Z. Marvi Barbullushi, ekspert për Agjendën e Gjelbërt të Ballkanin Perëndimor.
Në bashkëbisedim me studentët, Z. Barbullushi vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për arritjen e objektivave të qëndrueshmërisë mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe rolin që Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit mund të luajnë në përmbushjen e standarteve mjedisore të BE-së.
Studentët patën mundësinë të përfshiheshin dhe të mësonim më shumë mbi sfidat dhe mundësitë që ofron Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar një lojë me simulime me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Gjatë lojës së simulimit, studentët morën role të ndryshme, duke përfaqësuar aktorë kyç si përfaqësues të qeverisë shqiptare, institucione të Bashkimit Evropian dhe organizata të shoqërisë civile. Detyra e tyre ishte të negociojnë dhe të paraqesin politika strategjike për zhvillimin e sektorëve kyç si ekonomia, infrastruktura, energjia dhe mjedisi, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ky aktivitet vë në pah aftësitë e analizimit të situatave komplekse, negociatat ndërinstitucionale dhe formulimin e politikave efektive, e cila lidh teorinë me praktikën, si dhe vë në dukje rëndësinë e angazhimit aktiv të të rinjve në çështjet publike dhe europiane.
Shkolla verore, e organizuar nga 27 deri më 30 maj 2024 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, mblodhi së bashku profesionistë të rinj, studentë dhe menaxherë aspirues për të përmirësuar aftësitë e tyre në administratën publike dhe menaxhimin e organizatave publike në kontekstin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përgjatë 20 orëve të mësimit interaktiv, programi trajtoi tema kyçe si reformat në administratën publike, qeverisja vendore, zhvillimi i karrierës, sipërmarrja dhe ekonomia rrethore.
Secila ditë kishte një temë të veçantë:
Reformat në Administratën Publike dhe Qeverisja Vendore: Pjesëmarrësit diskutuan me ekspertë strategjitë për përafrimin e strukturave administrative të Shqipërisë me standardet e BE-së dhe rolin e qeverisjes vendore në zhvillimin ekonomik.
Zhvillimi i Karrierës: Pjesëmarrësit morën njohuri mbi mundësitë dhe rrugët e karrierës në sektorin publik dhe privat, si dhe aftësitë e nevojshme për sukses profesional në Shqipëri.
Sipërmarrja dhe Ekosistemi i Start-Upeve: Diskutuan mundësitë për vetëpunësim dhe sfidat e sipërmarrjes, duke theksuar burimet dhe mbështetjen në dispozicion për bizneset e reja.
Ekonomia Qarkulluese: Pjesëmarrësit shqyrtuan praktikat e qëndrueshme si një shtysë për rritjen ekonomike dhe përafrimin me standardet e BE-së, duke diskutuar zbatimet e tyre praktike në Shqipëri.
Programi përfshinte prezantime nga profesionistë si Martin Sereqi, Sllavka Kurti, Aldrin Dalipi, Ledja Tusha, Diana Leka dhe Marv Barbullushi, të kombinuara me diskutime paneli, forume të hapura dhe aktivitete grupore. Ky format interaktiv nxiti mendimin kritik, dialogun dhe bashkëpunimin midis pjesëmarrësve.
Duke kombinuar njohuritë teorike me aplikimet praktike, shkolla verore pajisi pjesëmarrësit me mjete për të adresuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të Shqipërisë, duke i përgatitur ata për role të rëndësishme në përpjekjet e integrimit në BE. Aktiviteti përfundoi me pjesëmarrësit më të aftë për të kontribuar në transformimin e Shqipërisë dhe përafrimin e saj me standardet evropiane.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Leksioni i Hapur me temë: “Roli i Burimeve Njerëzore në Organizatat Ndërkombëtare në Shqipëri”.
Ky leksion u prezantua nga Znj. Ledja Tusha, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore pranë AADF.
Në bashkëbisedim me studentët, Znj. Tusha foli për menaxhimin e Burimeve Njerëzore në kontekstin e organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Ajo ndau eksperiencat e saj profesionale dhe diskutoi mbi sfidat dhe mundësitë që paraqiten në menaxhimin e personelit në këto organizata, duke vënë theksin tek zhvillimi i politikave efektive të Burimeve Njerëzore.
Gjatë leksionit, studentët patën mundësinë të mësojnë nga praktikat më të mira të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të kuptojnë më mirë rolin kyç që këto burime luajnë në suksesin e organizatave ndërkombëtare. Për më tepër, pasuroi përvojën akademike të studentëve dhe kontribuon në përgatitjen e tyre për karrierë në menaxhimin e organizatave publike dhe administrimin publik evropian.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Rasti Studimor me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ku në fokus ishte diskutimi për rekrutimin dhe seleksionimit në Administratën Publik.
Qëllimi i rastit studimor ishte analizimi dhe eksplorimi i dinamikave të rekrutimit dhe seleksionimit në Administratën Publike të Shqipërisë, ku u trajtuan proceset aktuale të rekrutimit, duke identifikuar sfidat dhe potenciale e tyre në kontekstin vendas.
Këto aspekte praktike shërbyen si një platform e rëndësishme për përgatitjen e studentëve për karrierë në Administratn Publike, duke zhvilluar aftësi kritike dhe analitike të nevojshme për t’u përshtatur me kërkesat dhe sfidat e një mjedisi të përbashkët evropian.
Diskutimet krijuan një ndërveprim me ekspertizën akademike dhe profesionale, duke rritur kështu kompetencat e tyre në fushën e politikave publike dhe administratën evropiane.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Rasti Studimor me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ku në fokus ishte diskutimi midis punësimit në sektorin publik dhe atë privat.
Qëllimi i rastit studimor është të shqyrtojë ndryshimin midis sektorit publik dhe privat, të analizojë kërkesën dhe ofertën për punë në secilin sektor, të analizojë faktorët përcaktues të zgjedhjes së punësimit të të dy sektorëve dhe ti aktualizojë këto vecori në lidhje me kontekstin e Shqipërisë.
Përgjatë rastit studimor si fillim u paraqitën konceptet kryesore, dhe më pas u diskutua mbi karakteristikat duke marrë parasysh tregun vendas. Ideja e rastiti është që përvec analizës më të qartë të tregut, studentët të krijojnë dhe projeksione të qarta për punësim lidhur me prioritet e tyre individuale.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Workshop-i me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, të cilët treguan pasion dhe angazhim të lartë.
Gjatë workshop-it, studentët u njohën me praktikat më të mira në analizën sektoriale. Pjesëmarrja aktive dhe zbatimi i njohurive të fituara do të ndihmojë studentët të rrisin aftësitë e tyre profesionale, duke i bërë ata të përgatitur për të analizuar sektorë kompleksë dhe krijuar politika efektive në funksion të zhvillimit të tyre.
Qëllimi i workshop-it ishte të identifikojë mundësitë e investimit, të vlerësojë rreziqet dhe të marrë vendime të informuara për shpërndarjen e burimeve brenda një sektori specifik. Studentët patën pjesëmarrje aktive duke analizuar sektorë si ai i turizmit, energjitikës dhe duke diskutuar për sfidat ndër-sektoriale të lidhura me inovacionin.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar një Lojë me Simulime me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (MSHAP dhe MPAP).
Loja kishte si qëllim të simulojë një situatë ku disa nga ministritë e qeverisë shqiptare raportojnë dhe dialogojnë me Delegacionin e Bashkimit Europian, ku në fokus kanë qënë progresi i zhvillimit dhe politikat sektoriale.
Studentët u ndanë në 4 grupe, ky njëri grup i përkiste Delegacionit të BE, ndërsa tre grupe të tjera përfaqësonin ministrit të linjës: Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nëpërmjet një axhende paraprake grupet kanë prezantuar, kanë dialoguar në mënyrë konstruktive dhe kanë nxjerrë konkluzionet përkatë të facilituar nga pedagogët.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar leksioni i hapur me temën “Axhenda e Gjelbër në Menaxhimin e Organizatave Publike”.
Ky leksion u prezantua nga Z. Marv Barbullushi, Ekspert për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Në leksionin e hapur, Z. Barbullushi ndau ekspertizën e tij mbi bashkëpunimin rajonal, duke eksploruar se si formësohen peisazhet ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Ky sesion theksoi rolin vendimtar të qëndrueshmërisë mjedisore në rritjen ekonomike dhe iniciativat me ndikim të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke u fokusuar në Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) dhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin – duke na frymëzuar të përpiqemi për një të ardhme më të gjelbër. Këto aktivitete ofrojnë një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe një mjedis dinamik të të mësuarit në Fakultetin e Ekonomisë, me pyetjet dhe idetë e studentëve që formësojnë mendimin dhe diskutimet angazhuese!
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Workshop-i me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, të cilët treguan pasion dhe angazhim të lartë.
Gjatë workshop-it, studentët u njohën me praktikat më të mira në analizën e të dhënave dhe vizualizimin. Pjesëmarrja aktive dhe zbatimi i njohurive të fituara do të ndihmojë studentët të rrisin aftësitë e tyre profesionale, duke i bërë ata të përgatitur për sfidat e mëtejshme në fushën e Administratës Publike. Workshop-i nuk ishte vetëm një mjet për të fituar njohuri, por edhe një rast për të ndërtuar lidhje dhe bashkëpunim mes studentëve. Duke ecur përpara me prespektivën evropiane, studentët e Fakultetit të Ekonomisë po bëhen pjesë e një lëvizje më të gjerë drejt modernizimit dhe dixhitalizimit të Administratës Publike.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Shqipërisë në BE” është zhvilluar Rasti Studimor me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, të cilët janë në qendër të këtyre diskutimeve konstruktive lidhur me dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe sfidat kryesore të saj.
Shqipëria po ecën përpara në rrugën e dixhitalizimit të shërbimeve publike, ndërsa bashkë me këtë rrugëtim lindin dhe sfidat që hasen, të cilat u adresuan për të informuar dhe përçuar informacion mbi përparimin e qëndrueshëm dhe efikas në ofrimin e shërbimeve dixhitale.
Ky Rast Studimi shërbeu për të ndarë vizionin e gjithësecilit për potencialet e zhvillimit ekonomik nëpërmjet dixhitalizimit dhe idetë e zgjidhjet inovative për të adresuar sfidat e dixhitalizimit.
Sezoni 2022 - 2023
Në kuadër të "Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë; Moduli" - Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE" është zhvilluar leksioni i hapur me temë: “Roli i bashkive dhe qarqeve” në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE). Ky leksion u prezatua nga Z. Aldrin Dalipi, Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut Tiranë.
Në bashkëbisedim me studentët e programit MASTER ai foli se si pushteti vendor i është përshtatur ndryshimeve dhe dinamikës së proceseve integruese duke përmbushur standartet europiane të kërkuara nga BE-ja, për të sjellë më pranë qytetarëve përfitimet e këtij procesi.
Për më tepër, ai prezantoi projektin “Bashkitë për në Evropë”, financuar nga Bashkimi Europian (BE) që po zbatohet në Shqipëri, duke synuar fuqizimin e aftësive qeverisëse të bashkive shqiptare në lidhje me integrimin evropian, si dhe të ndihmojë autoritetet vendore dhe qytetarët shqiptarë me informacion mbi Bashkimin Europian, politikat dhe programet e tij.
Në kuadër të "Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë; Moduli" - Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE" është zhvilluar leksioni i hapur me temë: “Formalizimi i tregut – si parakusht për një konkurrencë të ndershme. Roli i Institucioneve”. Ky leksion u prezantua nga Diana Leka, Drejtoreshë e Sekretariatit të Këshillit Shqiptar të Investimeve.
Në bashkëbisedim me studentët së programit MASTER ajo foli për rëndësinë e formalizimit të tregut në krijimin e një ambjenti të rregullt dhe transparent, si dhe për rëndësinë e rregullave që sigurojnë standartet e produkteve dhe shërbimeve të sigurta e cilësisë së lartë për konsumatorët. Studentët patën mundësinë të mësojnë mbi proceset e formalizimit të biznesit dhe përgjegjësitë që shoqërohen me atë.
Rasti Studimor: Dixhitalizimi i Shërbimeve Publike në Shqipëri
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli” - Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrativit Publik Evropian në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE“ është zhvilluar Rasti Studimor me Titullin: Dixhitalizimi i Shërbimeve në Shqipëri. Nëpërmjet rastit studimor studentët kanë vlerësuar rolin e AKSHI dhe portalit e-Albania në rritjen e aksesueshmërisë, automatizimit dhe përvojës së përdoruesit të shërbimeve publike të qeverisë qendrore. Analiza është ndaluar në kalimin në qasjen “vetëm online” dhe mbylljes së zyrave të shërbimit duke rritur efiçencën nga njëra anë por dhe duke paraqitur sfidat e aksesueshmërisë nga ana tjetër. Më tej rasti studimor përfundoi në krijimin e rekomandimeve në përmirësimin e shërbimeve duke pasur parasysh efikasitetin dhe aksesueshmërinë.
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli” - Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administratimit Publik Evropian në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE“ është zhvilluar Workshop-i i dytë në Zhvillimin Profesional – Menaxhimi i Organizatave Publike.
Përgjatë Workshop-it u prezantuan disa praktika të Menaxhimit të Organizatave Publike Europiane, si dhe u ndërtuan paralelizma me organizatat publike ne vend. Mbi këto baza u ndërmorën ushtrime specifike për zhvillimin e karrierës, dhe sidomos rëndësinë e zhvillimit të aftësive dixhitale si dhe roli i tyre kyç në menaxhimin e organizatave publike si një kusht i rëndësishëm për Europianizimin e organizatave publike.
Workshop në Zhvillimin Profesional 1 – Perspektiva Evropiane për Administratën Publike
Në kuadër të “Projekti Jean Monnet në fushën e Arsimit të Lartë: Moduli” - Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE“ është zhvilluar Workshop-i i parë në Zhvillimin Profesional – Perspektiva Evropiane për Administratën Publike.
Workshop-i përfshiu një pamje të përgjithshme të karrierës në administratën publike dhe si është zhvilluar ndër vite në kuadrin e integrimit Europian. Nga ana tjetër ushtrime praktike interakvite kanë zhvilluar aftësitë e studentëve pjesëmarrës për të pasur një vizion më të qartë të karrierës së tyre dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Mësimdhënia
Menaxhimi i Organizatave Publike - Dr. Martin Sereqi:
Lënda "Menaxhimi i Organizatave Publike" i njeh studentët me njohuritë themelore teorike të metodave, mjeteve dhe instrumenteve të përdorura për menaxhimin e organizatave publike.
Menaxhimi i Organizatave Publike synon të trajtojë rolin e shtetit dhe llojet e shërbimeve publike, duke bërë kështu analizën e tregut dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike me instrumentet e analizës funksionale të organizatave. Ky kurs studion metoda të ndryshme të vlerësimit të performancës dhe analizës së efikasitetit të organizatave publike.
Adminstrim Publik Europian - Dr. Sllavka Kurti
Lënda “Administrim Publik Europian” ka si synim kryesor të pajisë studentët e Programit Master Profesional në Administrim Publik, me njohuri të thelluara, bashkëkohore në drejtim të aspekteve teoriko-praktike që lidhen me funksionimin, strukturën e organizimin të administratës publike në Bashkimin Europian.
Integrimi Europian, përveç të qenurit një proçes kompleks përbën rastin më të thellë dhe më të avancuar të integrimit rajonal në ditët e sotme, që ende është në zhvillim dhe duke ndryshuar kufijtë e tij. Me zgjerimin e Bashkimit Europian, një tjetër çështje e rëndësishme, që del vazhdimisht në plan të parë, është “europianizimi i administratave kombëtare”. Fenomen ky prezent edhe në vendin tonë në kuadër të përpjekjeve të ndërmarra për anëtarësim në BE.