Ky projekt synon zhvillimin e 2 moduleve Jean Monnet, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës: “Menaxhimi i Organizatave Publike (MPO)” dhe “Administrimi Publik Europian (EPA)”. Nga njëra anë, përmirësimi i këtyre kurseve lidhet me nevojën në rritje për qeverisje të mirë, dhe nga ana tjetër propozimi synon përafrimin më të mirë të moduleve me studimet Europiane.
Të dy modulet janë shumë të lidhura me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Fillimisht synojmë që studentët të njihen me kontekstet profesionale të jetës reale dhe kështu të rrisim punësueshmërinë e tyre. Së dyti, duke ofruar strategji efikase të menaxhimit, vendimmarrje demokratike dhe qeverisje të mirë brenda kontekstit të BE-së, ne synojmë t'i ofrojmë administratës sonë publike dhe organizatave publike punonjës shumë të aftë për të rritur kapacitetet menaxhuese dhe qeveritare.