Përmirësimi dhe mësimdhënia e dy moduleve lidhur me mirëqeverisjen në Masterin e Shkencave në Administratë Publike dhe në Masterin Profesional në Administratë Publike. Aktiviteti i mësimdhënies do të përfshijë shkollën e verës, leksione të hapura, lojëra simulimi dhe studime rasti, dhe seminare praktike. Qëllimi është të sigurohet njohuri teorike dhe praktike të lidhura me menaxhimin e organizatave publike dhe funksionimin e administratës publike në kuadrin e pergjithshëm të Bashkimit Europian, duke ndihmuar në europianizimin e administratës publike dhe organizatave publike në vendin tonë.