Çfarë është MPO&EPA?
MPO&EPA (Developing Management of Public Organizations and European Public Administration in the framework of Albania’s EU Integration) shërben si akronim për projektin me titull: “Zhvillimi i Menaxhimit të Organizatave Publike dhe Administrimit Publik Evropian në kuadër të Integrimit të Shqipërisë në BE”, projekt i realizuar në kuadër të Programit Erasmus+ (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II).
Kush është ekipi implementues i projektit MPO&EPA?
Ekipi implementues i projektit MPO&EPA përbëhët nga 3 pedagogë të Fakultetit të Ekonimisë: Dr. Martin Sereqi, Zëvendës Dekan për Marrëdhëniet me Sipërmarrjet dhe Institucionet Publike Universitetin e Tiranës dhe njëkohësisht pedagog i Deparatamentit të Menaxhimit; Dr. Sllavka Kurti, pedagoge e Departamentit të Menaxhimit: MSc. Donald Vullnetari, pedagog i Departamentit te Ekonomiksit.
Gjithashtu, projekti implementohet në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të fushës se administrimit publik dhe mirëqeverisjes, të cilët japin kontributin e tyre në aktivitetet shoqëruese te dy moduleve.
Kush e financon projektin MPO&EPA?
Projekti MPO&EPA realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Programit Erasmus+ (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II).
Cili është qëllimi i projektit MPO&EPA?
Qëllimi i përgjithshëm i projektit MPO&EPA është përmirësimi dhe mësimdhënia e dy moduleve lidhur me mirëqeverisjen në Masterin e Shkencave në Administratë Publike dhe në Masterin Profesional në Administratë Publike.
Sa është kohëzgjatja e projektit MPO&EPA?
Projekti MPO&EPA do të implementohet për tri vite rrjesht, duke përfshirë vitet akademike: 2022-2023, 2023-2024 dhe 2024-2025.
Kush mund të bëhet pjesë e projektit MPO&EPA?
Aktiviteti i mësimdhënies do të përfshijë shkollën e verës, leksione të hapura, lojëra simulimi dhe studime rasti, dhe seminare praktike. Qëllimi është të sigurohet njohuri teorike dhe praktike të lidhura me menaxhimin e organizatave publike dhe funksionimin e administratës publike në kuadrin e pergjithshëm të Bashkimit Europian, duke ndihmuar në europianizimin e administratës publike dhe organizatave publike në vendin tonë.
Aktiviteti i mësimdhënies është i dedikuar vetëm për studentët e Fakultetit të Ekonomisë. Ndërsa aktivitetet e tjera janë të hapura për të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private. Per listen e aktiviteteve mund të përditësoheni duke ndjekur kete link.
Si mund të bëhemi pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit MPO&EPA?
Në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së implementimit të projektit, do të postohen në website informacione mbi aktivitetet e planifikuara për t’u realizuar në kuadër të MPO&EPA. Çdokush që dëshiron të bëhet pjesë e aktiviteteve, mund të na kontaktojë paraprakisht.
A do të jetë funksionale faqja website e MPO&EPA pas përfundimit të projektit?
Faqja zyrtare e projektit MPO&EPA do të vijojë të jetë funksionale edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së projektit.